---
description: Kosova është në vazhdimësi e kërcënuar nga shërbimet e Inteligjencës të Serbisë, të cilat përbëjnë rrezik për sigurinë dhe për stabilitetin e saj, kanë vlerësua
title: "Ekspertët: Arrestimet në Kroaci, vazhdimësi e strategjisë së Serbisë për destabilizimin e Kosovës"
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/28/5272f9ef-b4a8-43b3-8fc4-bd6fd2ca74b5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ekspertët: Arrestimet në Kroaci, vazhdimësi e strategjisë së Serbisë për destabilizimin e Kosovës

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 30 gusht 2025 19:31
- Shpërndaje në:

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 30 gusht 2025 19:31
- Shpërndaje në:

## Rasti i arrestimit në Kroaci i ish-pilotit kroat të KFOR-it dhe partneres së tij serbe nga Kosova nën dyshimin për spiunazh për Serbinë, është kualifikuar nga njohës të çështjeve të sigurisë si vazhdimësi e strategjisë së Serbisë për destabilizimin e Kosovës nëpërmjet inteligjencës. Lidhur me rastin, Prokuroria Speciale u ka adresuar kërkesë zyrtare autoriteteve kroate për t’ia siguruar provat teksa Policia e ka bastisur shtëpinë në Mitrovicë të Veriut, të të dyshuarës serbe për rastin

Kosova është në vazhdimësi e kërcënuar nga shërbimet e Inteligjencës të Serbisë, të cilat përbëjnë rrezik për sigurinë dhe për stabilitetin e saj, kanë vlerësuar ekspertë të sigurisë.

Rasti më i fundit i spiunazhit, i cili është zbardhur pasi autoritetet kroate kanë arrestuar ditë më parë një pjesëtar të forcave ajrore të Kroacisë e që ka shërbyer edhe në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR – si dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, sipas ish-kolonelit të FSK-së, Afrim Veseli, përbën pjesë të strategjisë së vazhdueshme të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën nëpërmjet inteligjencës.

“Kjo është veç një vazhdimësi e sulmeve inteligjente serbe ndaj sovranitetit të vendit, lirisë dhe rendit publikë të vendit, pra ne që nga paslufta këto sulme të tyre në aspektin informativ inteligjent nuk kanë të ndalur dhe se edhe për një kohë të gjatë ne gjithmonë do të jemi të rrezikuar nga ta. Mirëpo fatmirësisht ne jemi shtet, ne i kemi organet e tona të sigurisë, sidomos agjencinë tonë të inteligjencës”, ka thënë Veseli.

Bazuar në mediat kroate, ish-piloti kroat i KFOR-it, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.

Lidhur me rastin, Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet kroate për t’ia siguruar provat. Policia ka bastisur më 27 gusht shtëpinë në Mitrovicë të Veriut të të dyshuarës për rastin, e ku janë gjetur një sprej, disa gëzhoja dhe fishekë.

E Veseli ka vlerësuar se me këtë rast, inteligjenca e Serbisë i ka ndryshuar metodat e punës.

“... Metodat, taktikat dhe teknikat që ata i përdorin, ato ndryshojnë sipas rrethanave dhe kushteve, prandaj edhe rastit i fundit i infiltrimit të oficerit të KFOR-it të ushtrisë kroate është një pasqyrë e saj, mirëpo çdo herë, çdo shërbim armiqësor inteligjent si çka, si target i kanë oficerët e sigurisë, pra qofshin të ushtrisë, qofshin të policisë, qoftë të inteligjencës sepse ata gjithherë kanë më së shumti informacione për sigurinë e atij vendi që ata mendojnë ta atakojnë”, ka thënë Veseli.

[Edhe ![Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri](https://resources.koha.net/images/2026/August/22/6c74fd0b-6903-438d-8524-aa0a85edbc40.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 gus 2026 Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri](https://www.koha.net/arberi/ngrihet-aktakuze-ndaj-pilotit-kroat-dhe-partneres-se-tij-serbe-qe-spiunuan-per-situaten-ne-veri)

E profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, ka deklaruar se rasti i çiftit të arrestuar në Kroaci është i veçantë.

“Është më i veçantë sepse ka implikim më specifik. Bëhet fjalë për pilot. Pjesëtar të KFOR-it dhe dallon me zyrtarët e BIA-s e personat tjerë. Dëm i madh edhe Kosovës edhe KFOR-it dhe procedurat e mëvonshme do të shpalosin e do t’i bëjnë publike dëmet që kanë mundur t’ia sjellin Kosovës por edhe KFOR-it”, ka thënë ai.

Prokuroria e Qarkut në Split të Kroacisë, dy të arrestuarve për spiunazh u ka caktuar masë paraburgimi. Ata dyshohen se kanë ndarë informacione mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës dhe të trupave të KFOR-it nga fundi i vitit 2022 deri në vitin 2025.

[#spiunazh](https://www.koha.net/tag/spiunazh) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#destabilizim](https://www.koha.net/tag/destabilizim) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#piloti kroat](https://www.koha.net/tag/piloti-kroat)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kush po spiunon në Kosovë?](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/5272f9ef-b4a8-43b3-8fc4-bd6fd2ca74b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 gus 2025 Kush po spiunon në Kosovë?](https://www.koha.net/arberi/kush-po-spiunon-ne-kosove)
- [![Policia në veri bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh për Serbinë](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/5272f9ef-b4a8-43b3-8fc4-bd6fd2ca74b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 gus 2025 Policia në veri bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh për Serbinë](https://www.koha.net/arberi/policia-ne-veri-bastis-shtepine-e-te-arrestuares-per-spiunazh-per-serbine)
- [![KFOR: I marrim shumë seriozisht pretendimet për spiunazh](https://resources.koha.net/images/2025/April/08/bd9e6530-ecc8-4f1f-bd45-6cf8412de477.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 gus 2025 KFOR: I marrim shumë seriozisht pretendimet për spiunazh](https://www.koha.net/arberi/kfor-i-marrim-shume-seriozisht-pretendimet-per-spiunazh)
- [![Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë për spiunazhin nga Serbia](https://resources.koha.net/images/2024/December/08/25e37d10-8bd9-46be-a39d-f0478ad8709b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 28 gus 2025 Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë për spiunazhin nga Serbia](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kosova-e-gatshme-te-bashkepunoje-me-kroacine-per-spiunazhin-nga-serbia-1)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ekspertët: Arrestimet në Kroaci, vazhdimësi e strategjisë së Serbisë për destabilizimin e Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ekspertet-arrestimet-ne-kroaci-vazhdimesi-e-strategjise-se-serbise-per-destabilizimin-e-kosoves","datePublished":"2025-08-30T19:31:25+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":527,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kosova është në vazhdimësi e kërcënuar nga shërbimet e Inteligjencës të Serbisë, të cilat përbëjnë rrezik për sigurinë dhe për stabilitetin e saj, kanë vlerësua","url":"https://www.koha.net/arberi/ekspertet-arrestimet-ne-kroaci-vazhdimesi-e-strategjise-se-serbise-per-destabilizimin-e-kosoves","keywords":"spiunazh, Serbia, destabilizim, kosova, piloti kroat","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/28/5272f9ef-b4a8-43b3-8fc4-bd6fd2ca74b5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
