КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Егзон Шалти осуђен на 25 година затвора због убиства Аурона Фериза

Ексон Шалти

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me 25 vjet burgim Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit. 

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Shalti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. 

Sipas Prokurorisë më datën 08.09.2025 rreth orës 20.29, në sheshin “Bafti Haxhiu” në rrugën “Hasan Kabashi” në Viti, tek përmendorja, i pandehuri Egzon Shalti, i aftë që ta kuptojë rëndësinë e veprës së tij dhe t’i kontrollojë veprimet e tij, i vetëdijshëm për veprën e tij dhe duke dashur kryerjen e saj, i ndërgjegjshëm se veprimi i tij është i ndaluar, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin Valton Gashi, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Auron Ferizi, duke rrezikuar rëndë edhe jetën e të dëmtuarve Mensure Alimi, dhe të miturit Egzon Sakipi, Alban Sakipi e Valton Gashi. 

“...përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij të markës “Opel Insignia” me targa 06-852-EG, nga rruga e fshatit Kabash në drejtim të Vitisë dhe disa herë radhazi shkon deri afër tavolinës ku ishin të dëmtuarit duke iu vërsul me veturë me qëllim nuk i godet dhe herën e tretë përsëri me veturë vie nga rruga e fshatit Kabash në drejtim të Vitisë, sapo i sheh të dëmtuarit Valton Gashi, Mensur Alimi, Alban Sakipi, Egzon Sakipi e tani të ndjerin Auron Ferizi që ishin duke qëndruar në një tavolinë në afërsi të platosë në sheshin “Bafti Haxhiu” para banesës kolektive, devijon rrugën nga shiriti i djathtë i lëvizjes në shiritin e majtë, rrit shpejtësinë e lëvizjes së veturës duke shkuar në drejtim të të dëmtuarve ku me pjesën e përparme të veturës godet direkt të dëmtuarit, që si pasojë të dëmtuarit Valton Gashi, Alban Sakipi dhe Egzon Sakipi pësojnë lëndime të lehta trupore ndërsa tani i ndjeri Auron Ferizi, për shkak të natyrës së rëndë të dëmtimeve trupore dhe gjendjes së rëndë shëndetësore, transferohet në repartin intensiv në QKUK në Prishtinë, por nuk mund të mbijetojë plagëve dhe më dt.10.09.2025 ndërron jetë”, thuhej më njoftimin e Prokurorisë.