КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Осамнаеста ноћ протеста завршава се и захтевом за измену Закона о посебним

Осамнаеста ноћ протеста завршава се и захтевом за измену Закона о посебним

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, u mbajt protesta “Jo në emrin tim” kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

‘’Kërkesa jonë e 18 dite, identiteti ynë kombëtar sot ndodhet në tavolinën e këtij Kuvendi. Gjaku i dëshmorëve, UÇK-ja sot është në tavolinën e këtij kuvendi. Ne sot kemi ardhur këtu për t’u thënë votojeni ligjin. Nuk do të mundin ta vendosin këtë ligj në bankën rezervë të politikës për politikat e tyre ditore e për pazare për president. Nuk do të ketë Kosova president të zgjedhur në krah të UÇK-së”, tha organizatori, Çlirim Haziri.

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” marshuan drejt njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar votimin pa vonesë të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit lexuan një nga një emrat e 110 deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje që të veprojnë dhe ta votojnë projektligjin.

Është protesta e 18-të, që nisi të organizohej nga 16 shtatori, kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli vendimin që shkaktoi valë reagimesh.

Protesta e sontme u mbajt pasi Qeveria e Kosovës vlerësoi mbrëmë në orë të vona se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.