Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore në Shqipëri, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve. Gjithashtu, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24 tetorit, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët.
Не орен 14:00 есхте паралајмеруар басхкими и гроупве те студентеве не тубимин перпара Криеминистрисе.
Мобилизими пер протестен комбетаре по зхвиллохет едхе јасхте Тиранес. Студентет е рретхеве, те цилет гјате јавес кане протестуар не китетет ку ндодхен университетет е тире, притет те удхетојне сот дрејт криекитетит пер т'имит басхкуар.
Në shesh u paralajmërua se do të mblidhen edhe shqiptarët nga diaspora. Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit vijojnë të këmbëngulin te kërkesa për dorëheqjen e tij.
Rama edhe të shtunën ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku është e shkruar fjala “dialog”.
Nxënësit e studentët kanë nisur protestat me kërkesat për kushte më të mira në arsim, si dhe kundër korrupsionit. Protestat janë përcjellë me incidente të shumta, me protestues që kanë dëmtuar institucione e biznese e private, e nga ana tjetër që ka përdorur dhunë ndaj tyre. / TCH