Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ka nevojë për institucione.
Sipas saj, kriza nuk është procedurale e as rezultat i një keqkuptimi, por ka deklaruar se ajo ësthë e qëllimshme. Ka shtuar se qëllimi i VV-së është thellimi e krizës në vend.
Ajo ka thënë se nga Lëvizja Vetëvendosje e as nga Albulena Haxhiu nuk pranojnë leksione morale, duke shtuar se, “ata janë shkelës të Kushtetutës dhe nuk brengosën për këtë”.
“Zonja Haxhiu është deputete, ndërkohë që KQZ-ja është organ i pavarur. Mbase është qëllim i VV-së të defufnksionalizojë të gjitha institucionet, e edhe KQZ-në. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese lidhur me KQZ-në pasi PDK-së i takojnë dy anëtarë në këtë institucion”, ka thënë ajo.
Ka deklaruar se edhe sot do të përsëritet kërkesa për seancë pas 48 orësh.