Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se ne ende nuk e kemi pasur një situatë kur është shkelur afati 30-ditor i thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, andaj ai ka kërkuar që pas dërgimit të saj në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës, Kushtetuesja të sqarojë se çfarë pasoje juridike mund të prodhojë kjo shkelje.
Bugaqku në emisionin “60 Minuta” në KTV, është shprehur se në të ardhmen kjo do të mund të përdorej nga legjislaturat e tjera që ta përshtatin kohëzgjatjen e konstituimit me kalkulimet e tyre.
“Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht dhe i njëjti u shkel. Tash duhet të sqarohet çfarë pasoje juridike prodhon kjo shkelje, nëse mund të vazhdohet procesi pas skadimit të afatit, dhe nëse po, mbi cilat rregulla do duhej të ndodhte kjo. Lënia pezull e kësaj çështje u krijon hapësirë akterëve politik që edhe në legjislaturat e ardhshme ta përshtatin kohëzgjatjen e konstituimit me marrëveshjet dhe kalkulimet e tyre”, ka thënë Bugaqku.
Tutje Bugaqku ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Kushtetuese kësaj radhe të parashikojë ndonjë masë e cila do t’i vetëdijësonte të zgjedhurit e popullit për të mos shkelur afatet e konstituimit të Kuvendit, si organi përfaqësues i qytetarëve.
“Mund të diskutohen edhe modalitetet që Gjykata Kushtetuese t’i interpretojë në kuptimin e pasojave për shkak të cenimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Nuk është vepër penale në kuptimin e përgjegjësisë penale, por është më tepër shkelje e rëndë e Kushtetutës nga ana e përfaqësuesve të popullit që e kanë marrë mandatin për ta konstituuar parlamentin dhe nuk e kanë dërguar deri në fund amanetin e popullit si organin përfaqësues të tyre, atëherë i bie që ata të jenë në kundërshtim me vullnetin politik që i ka zgjedhur. Prandaj mbase Gjykata edhe mund të kalkulojë dhe të parashikojë ndonjë masë që t’i vetëdijësojë këta deputetë që të mos bëjnë më shkelje të tilla”, ka thënë Bugaqku.
PDK-ja një ditë më parë i është drejtuar Gjykatës Kushtetues duke kontestuar procedurën e konstituimit të legjislaturës së 11-të e cila e votoi qeverinë Kurti 4, pasi zgjodhi kryetaren dhe 4 nënkryetarët e Kuvendit.
Nënkryetari i PDK-së nuk u zgjodh.
Сипас партисе ме те мадхе опозитаре, Албин Курти дхе партиа е тиј схкелен афатет кусхтетуесе ме келлим.