КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Велика Британија позива Србију да изручи одговорне за Бањску, укључујући Радоичића

Jennifer MacNaughtan

Britania e Madhe i ka bërë thirrje Serbisë që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë. Përfaqësuesja e Britanisë në OKB, Jennifer MacNaughtan, ka përmendur edhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se tre vjet nga sulmi dhe Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë. 

Në deklaratën e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ajo ka kërkuar gjithashtu që Serbia të ofrojë qasje në arkiva për të mundësuar përparim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Britania ka mirëpritur formimin e institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit që t’i bashkohen shumicës së shteteve njohëse.

Përfaqësuesja britanike ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë dhe të ardhmen evropiane të të dyja vendeve. Ajo u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, si dhe zotimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. 

Прочитајте друга ажурирања
Савет безбедности

УЖИВО: Савет безбедности УН расправља о Косову