КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Бекај: Политички застој оставља процес у Хагу као сироче

Арменд Бекај

Armend Bekaj, ligjërues dhe hulumtues në universitetin suedez Uppsala, ka vlerësuar se duke mosformuar institucione, skena politike po e lë çështjen e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si kauzë jetime.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Bekaj kritikoi skenën politike duke thënë se me mosformim të institucioneve po e testojnë seriozisht çështjen e kritereve bazë të të qenit shtet.

“Janë katër kritere sipas konventës së Montevideos 1934 që definojnë çka është shteti. E para, popullata permanente – ne e plotësojmë kriterin. Kriteri i dytë është territori i definuar, ne e plotësojmë. Kriteri i tretë është qeveri që punon me kapacitet të plotë dhe i katërti është kapaciteti me hy në realacione me shtete të tjera. Dy vitet e fundit dhe sidomos muajve të fundit, po dëshmojmë se s’kemi aftësi, ta themi troç pa dorëza, që të plotësojmë kritere bazë të kësaj konvente, që është kusht paraprak që një shtet të konsiderohet vërtetë shtete. Pamundësia për të krijuar qeveri dhe më pas pamundësia për të pasur qeveri, ne rrëshqasim në terrenin e pamundësisë që të kemi raporte relacione të mirëfillta me shtete të tjera. Me dy prej katër kritere po e testojmë këtë territor bajagi në mënyrë serioze. Të vetmen që do ta thosha për konsolidim është që deputetët janë zgjedhur për këtë punë dhe s’do të merresha fare pos do të apeloja që të zgjidhin një herë e përgjithmonë këtë ngërç, sepse duke mos pasur zot shtëpie, ne do të thotë, kauza të tilla kaq të rëndësishme siç është rasti në Hagë në këto momente, po i lëmë si kauza jetime. Nuk ka se kush të merret me këto gjëra. S’ka as kush të merret as me përgatitje logjistike se çka nëse kthehen këta njerëz. Ose të paktën unë s’kam dëgjuar që kjo po ndodh dhe me të vërtetë është për të ardhur keq”, ka thënë ai.

Bekaj ka thënë se pos mungesës së institucioneve me mandat të plotë nuk ka vërejtuar as një konsensus të gjerë shoqëror. Ai ka bërë thirrje për pajtim brendakombëtar e që të flitet me një zë pavarësisht dallimeve.

Më 16 shtator do të merret vendimi në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime lufte. E në Kosovë, organizatat e veteranëve të luftës kanë paralajmëruar se “s’do të rrinë duarkryq” nëse ka vendim dënues.

Thirrjen për tensione, Bekaj e ka cilësuar “shumë iracionale dhe ekstremisht emocionale”. Ai ka thënë se ngjarje të tilla do ta dëmtonin Kosovën si shtet.

“Duhet të ruajmë urtësinë, qetësinë siç vetë kjo katërshe, duke nisur nga ish-presidenti Thaçi sa ishte vetë president i respektoi vendimet e gjykatës dhe iu përgjigj pozitivisht shkuarjes në Hagë. Pavarësisht nga vendimi, nëse është jo i mirë, mendoj se ne do të rezonojmë dhe do t’i përmbahemi një qetësie, por s’na ndalon të shprehim indinjatë, dhe të mos pajtohemi me procedurat apo vendimin që do ta gjykonim jo të drejtë. Por këto vlerësime duhet t’i bëjmë në mënyrë brenda suazave të asaj që quhet shoqëri civile. Shprehje e një diskursi të qetë e politik dhe publik”, ka thënë tutje Bekaj.