---
description: Bashkimi Evropian ka theksuar nevojën urgjente për hapa drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, teksa ka mirëpritur që Kosova e Serbia të
title: "BE-ja pas dakordimit për çështjen e të zhdukurve: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit"
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/10/228b1512-317d-4889-b945-9d22b57c2cf6.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# BE-ja pas dakordimit për çështjen e të zhdukurve: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit

![Bashkimi Evropian](https://resources.koha.net/images/2024/October/10/228b1512-317d-4889-b945-9d22b57c2cf6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 dhjetor 2024 23:42
- Shpërndaje në:

- 17 dhjetor 2024 23:42
- Shpërndaje në:

Bashkimi Evropian ka theksuar nevojën urgjente për hapa drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, teksa ka mirëpritur që Kosova e Serbia të martën “riafirmuan se çështja e personave të zhdukur është shqetësim humanitar”.

Shërbimi i Jashtëm i BE-së përmes një deklarate që ka lëshuar ka vlerësuar qasjen, siç e ka quajtur ajo, konstruktive të palëve në diskutimet e sotme.

“Progresi i sotëm është një hap i rëndësishëm përpara normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimit të Marrëveshjes së 2023-s për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftim.

BE-ja u ka kërkuar tutje palëve që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes në tërësi.

Ka thënë tutje se komisioni i përbashkët që do të formohet do të jetë përgjegjës për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e në veçanti se do të monitorojë bashkëpunimin e Kosovës dhe Serbisë në disa çështje.

“Për identifikimin e vendeve të varrimit dhe gërmimet pasuese; Për qasjen në informacione të sakta dhe besueshme, duke përfshirë të gjithë dokumentacionin përkatës vendos dhe ndërkombëtar, shfrytëzimin e të dhënave satelitore dhe teknologjinë e avancuar për zbulimin e varrezave masive; Dhe respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur”, janë çështjet që BE-ja ka renditur si pika referuese ku komisioni do ta mbikëqyrë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë.  

[#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#personat e zhdukur](https://www.koha.net/tag/personat-e-zhdukur) [#bashkimi evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian)

Artikuj të ngjashëm

- [![Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të zhdukurit](https://resources.koha.net/images/2024/September/09/a674e148-916a-405d-abb7-034d1a5bee04.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 jan 2025 Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të zhdukurit](https://www.koha.net/arberi/takimi-i-pare-ne-bruksel-i-komisionit-te-perbashket-kosove-serbi-per-te-zhdukurit)
- [![BE-ja në trevjetorin e Banjskës: Serbia të veprojë pa vonesa – keqardhje për mungesë veprimi](https://resources.koha.net/images/2024/October/10/228b1512-317d-4889-b945-9d22b57c2cf6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 BE-ja në trevjetorin e Banjskës: Serbia të veprojë pa vonesa – keqardhje për mungesë veprimi](https://www.koha.net/arberi/be-ja-ne-trevjetorin-e-banjskes-serbia-te-veproje-pa-vonesa-keqardhje-per-mungese-veprimi)
- [![UNMIK-u: Bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç për zbardhjen e fatit të të zhdukurve](https://resources.koha.net/images/2026/August/01/c4d477f1-f254-42ed-8ac0-550b92d994bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 gus 2026 UNMIK-u: Bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç për zbardhjen e fatit të të zhdukurve](https://www.koha.net/arberi/unmik-u-bashkepunimi-prishtine-beograd-eshte-kyc-per-zbardhjen-e-fatit-te-te-zhdukurve)
- [![Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit](https://resources.koha.net/images/2026/August/01/c4d477f1-f254-42ed-8ac0-550b92d994bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 gus 2026 Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit](https://www.koha.net/arberi/kosova-i-kerkon-be-se-qe-serbia-te-zbatoje-deklaraten-per-te-zhdukurit)
- [![BE: EULEX-i po asiston ekspertët e Kosovës, por nuk bën hetime të veta në Zubin-Potok](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/6712c1c9-6c6b-4100-8ee0-060377328823.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 kor 2026 BE: EULEX-i po asiston ekspertët e Kosovës, por nuk bën hetime të veta në Zubin-Potok](https://www.koha.net/arberi/be-eulex-i-po-asiston-ekspertet-e-kosoves-por-nuk-ben-hetime-te-veta-ne-zubin-potok)

[Botë.]() [Rusia minimizon rolin e Evropës në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi](https://www.koha.net/bote/rusia-minimizon-rolin-e-evropes-ne-bisedimet-per-ukrainen-ne-abu-dhabi)

[Botë.]() [Shefi i Nvidia-s pranon lidhjen jashtëmartesore, kompania heton dyshimet për spiunazh të huaj](https://www.koha.net/bote/shefi-i-nvidia-s-pranon-lidhjen-jashtemartesore-kompania-heton-dyshimet-per-spiunazh-te-huaj)

[Futboll.]() [Ivan Balliu tërhiqet nga Shqipëria](https://www.koha.net/futboll/ivan-balliu-terhiqet-nga-shqiperia)

[Showbiz.]() [Judi Dench tregon si e bindi Vin Diesel të luante në filmin e tij](https://www.koha.net/showbiz/judi-dench-tregon-si-e-bindi-vin-diesel-te-luante-ne-filmin-e-tij)

[Futboll.]() [Bllaca e fiton epitetin e më të mirit të javës](https://www.koha.net/futboll/bllaca-e-fiton-epitetin-e-me-te-mirit-te-javes)

[Botë.]() [Trumpi e pranon: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra](https://www.koha.net/bote/trumpi-e-pranon-debimet-e-emigranteve-ishin-teper-te-ashpra)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BE-ja pas dakordimit për çështjen e të zhdukurve: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/be-ja-pas-dakordimit-per-ceshtjen-e-te-zhdukurve-hap-i-rendesishem-drejt-normalizimit","datePublished":"2024-12-17T23:42:05+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":267,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Bashkimi Evropian ka theksuar nevojën urgjente për hapa drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, teksa ka mirëpritur që Kosova e Serbia të","url":"https://www.koha.net/arberi/be-ja-pas-dakordimit-per-ceshtjen-e-te-zhdukurve-hap-i-rendesishem-drejt-normalizimit","keywords":"kosova, Serbia, personat e zhdukur, bashkimi evropian","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/10/228b1512-317d-4889-b945-9d22b57c2cf6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
