КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Баралију: Декларације ЕУ су само политички ставови

Рамадан Баралију

Analisti Ramadan Baraliu, ka thënë se deklarimet nga Bashkimi Evropian janë vetëm qëndrime politike andaj nuk duhen parë si me ndikim në aspektin juridik në raport me ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale që u miratuan në Kuvendin e Kosovës.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar Kosovën për ndryshimet në këtë ligj duke i quajtur të papranueshme dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

Ka pasur edhe reagime të tjera nga arena ndërkombëtare.

“Deklaratat e BE-së janë qëndrime politike dhe nuk duhen marrë domosdo si qëndrim definitiv juridik. BE-ja shpreh shqetësimin e saj karshi obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova rreth Dhomave të Specializuara. Në anën tjetër e kemi Kuvendin e Kosovës që ka marrë një iniciativë legjislative për të bërë disa ndryshime, për të kthyer besueshmërinë sa i përket procesit që zhvillohet në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Baraliu.

Megjithatë analisti Baraliu beson se në vendimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë ka ndikuar edhe ngërçi institucional për gati dy vjet.

Sipas tij përgjigja më e mirë karshi reagimeve ndërkombëtare mbetet bashkëpunimi mes të gjithë akterëve politikë sikurse në rastin e fundit kur u rezultua me zgjedhjen e presidentes.

“Përgjigjja më e mirë institucionale e Kosovës është që të ruhet kohezioni institucional që ka rezultuar me konstituimin e të gjitha institucioneve dhe zgjedhjen e presidentes konsensuale. Kjo është dëshmia më e mirë. Ajo çka kemi humbur nga ky ngërç politik që e ka karakterizuar për disa vite që ka qenë kontra-produktiv, vazhdoj të besoj se mungesa e stabilitetit institucional e ka ndikuar këtë proces që është zhvilluar në Hagë dhe vendimin në shkallë të parë”, ka thënë Baraliu.

Në shkallën e parë të Speciales, të katër udhëheqësit e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte. Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet burgim e Selimi me 13 vjet burgim.