Një person është arrestuar nën dyshimin për kanosjen e kryeministrit dhe të zyrtarëve policorë.
Siç ka njoftuar policia në raportin 24-orësh, aksioni për arrestimin u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Speciale. I dyshuari e ka kanosur kryeministrin në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë”.
“KANOSJE & DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË RKS-së. Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim të Policisë.
-
Тужилаштво подигло оптужницу против особе због претњи Аљбину Куртију
-
Осумњичени за претње новинару ухапшен на 48 сати
-
Особа која је претила премијеру осуђена на шест месеци затвора
-
Особа која је претила Куртију осуђена на 6 месеци затвора
-
Особа ухапшена након што је претила Свечли путем друштвених мрежа