КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Ухапшено 5 особа, тражено 15 због напада на Апелациони суд

Полиција

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona dhe 15 tjerë i ka shpallur në kërkim, pasi gjatë protestës së sotme në Tiranë kanë thyer dyert e dritaret e objektit të Gjykatës së Apelit. 
Po ashtu është bërë e ditur se është sekuestruar një sasi e lëndëve piroteknike.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një mitur. 

“Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë. Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike.   Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.  Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç. 16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.  Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shtetit. 

Sot është dita e shtatë e protestave studentore në Shqipëri. 


 

Прочитајте друга ажурирања
Протест

Седми дан протеста у Албанији почиње скандирањем „Еди Рама подноси оставку“

Седми дан протеста младих у Албанији почео је скандирањем „Еди Рама...