КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Аустријски амбасадор: Интеграција у ЕУ је најбоља гаранција безбедности

aa

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është garancia më e mirë e sigurisë, teksa ka thënë se Ballkani Perëndimor ka rol jetik për BE-në. 

Ai ka shtuar se është në interesin strategjik të BE-së që Ballkani të jetë stabil. 

“Integrimi në BE, nëse bëhet siç duhet dhe kthehet në një histori suksesi, është garancia jonë më e mirë e sigurisë. Ballkani Perëndimor luan një rol jetik në sigurinë, prosperitetin dhe rritjen ekonomike evropiane. Zgjerimi i BE-së është kyç për autonominë strategjike të Evropës. Prandaj, një proces i besueshëm zgjerimi që sjell përfitime konkrete është prioriteti ynë kryesor strategjik. Por progresi është shumë i ngadalshëm. Është në interesin tonë strategjik që të kemi stabilitet, siguri dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Duhet të veprojmë për këtë tani”, ka thënë ai.

Kurse, ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Huchet, ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, por ka theksuar se rruga përpara për shtetin kërkon reforma të qëndrueshme. 

“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Ajo ka aplikuar për anëtarësim. Qytetarët e saj kanë fituar udhëtimin pa viza në zonën Schengen – një arritje shumë konkrete evropiane. Megjithatë, rruga përpara kërkon reforma të qëndrueshme, sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe, natyrisht, vazhdimin e angazhimit në dialogun me Beogradin, i cili mbetet thelbësor për stabilitetin rajonal dhe për vetë rrugëtimin evropian të Kosovës. Franca është e gatshme ta shoqërojë këtë përpjekje si partnere dhe si mike e Kosovës”, u shpreh ai. 

Ambasadorët ishin pjesë e diskutimit “Qëndrimet e kryeqyteteve evropiane ndaj zgjerimit: perspektivat, prioritetet dhe rruga e Kosovës drejt BE-së”.