КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Аљиу препричава захтев Рамиза Алија за састанак са Руговом

Али Али

Akademiku Ali Aliu ka rrëfyer detaje nga përpjekjet e para për një takim mes presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alisë, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Разговор са публицистом Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu ka treguar se sinjali i parë për një takim kishte ardhur përmes një personi që ishte lidhje me ambasadën, ndërsa informacionin te Rugova e kishte përcjellë Bujar Bukoshi.

Sipas Aliut, mesazhi i Ramiz Alisë ishte i drejtpërdrejtë - kërkonte takim me Rugovën, në cilindo vend që do ta përcaktonte lideri i LDK-së.

“Dhe sinjali i parë për një takim na erdhi përmes atij personi dhe e solli Bujari, Bukoshi. Këto fjalë drejtpërdrejt nga goja e Ramiz Alisë: kërkonte një takim me Ibrahim Rugovën, ku të dojë Ibrahimi”, ka rrëfyer Aliu.

Ai ka treguar se ia përcollën kërkesën Rugovës, i cili fillimisht ishte i rezervuar për një takim me Alinë.
“Ibrahimi tha: ‘Është ende herët për të takuar ndoshta me Ramiz Alinë, por një takim ta bëjmë!’”, ka thënë Aliu.

Më pas, sipas tij, Rugova kishte vendosur që në takim ta përfaqësonin Aliu dhe Bukoshi.

“Tha: ‘Le të caktojnë një datë, një delegacion ata, do ta caktojmë edhe ne’. Tash ta them shkurt. Tha: ‘Do të shkoni, meqë ju dy e dini, do të shkoni ju dy në emrin tim’”, ka rrëfyer ai.

Aliu ka treguar më tej se pas disa ditësh u morën vesh për një takim dhe se ai dhe Bukoshi u nisën për ta realizuar atë.

“Na erdhi një informatë që një delegacion i Ramiz Alisë, filan ditë, në filan vend, propozon të takohet me delegacionin tonë. Na erdhi ngushtë, e mbaj mend, brenda ditës”, ka treguar Aliu.


 

Прочитајте друга ажурирања
Али Али

Али Алију на POINT-у са Veton Surroiн (ИВ)