КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Аљиу: Имао сам велико разочарање у демократе у Албанији

Али Али

Akademiku Ali Aliu ka rrëfyer se kishte përjetuar një “zhgënjim të madh” me demokratët gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, në periudhën e tranzicionit politik.

Разговор са публицистом Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu ka treguar se gjatë zgjedhjeve në Shqipëri ishte nën presion nga Partia Demokratike që të merrte pjesë në fushatën e saj, ndërsa socialistët, sipas tij, nuk i kishin bërë një kërkesë të tillë.

“Tash shiko, kisha unë në atë kohë që isha aty, një zhgënjim të madh me demokratët. Dhe po e them aty, po e them tash, a duhet të thuhet a jo, po e them. Gjatë zgjedhjeve mua më bënte presion PD-ja që të marr pjesë në fushatë. Socialistët ishin elegantë. Unë njihja edhe me Bufin. Njihja me plot socialistë këndej”, ka thënë Aliu.

Ai ka rrëfyer edhe një bisedë me liderin e atëhershëm të PD-së, Sali Berisha, të cilit i kishte thënë se Kosovës i duhej një Shqipëri e bashkuar politikisht dhe shoqërisht, e jo një Shqipëri e ndarë në dy kampe. 

“Ti e ke gjysmën e Shqipërisë, gjysmën e kanë ata. Kosovës i duhet Shqipëria e plotë burrë! E tëra, jo gjysma, gjysmën armik, gjysmën...”, ka thënë Aliu se i kishte deklaruar Berishës.

Sipas tij, Berisha nuk ishte pajtuar me këtë qëndrim dhe kishte dërguar letra në Kosovë për të shprehur pakënaqësinë e tij.

“‘Kush s’vjen me mua është kundër!’ Edhe unë këtë e mbaja për vete. Ai nuk pajtohej me këtë. Edhe nja dy herë kishte çuar letra atje. M’i tregonte i ndjeri Fehmi Agani, thoshte: ‘Ç’më keni dërguar këtë komunist këtu?’”, ka rrëfyer Aliu.

 

Прочитајте друга ажурирања
Али Али

Али Алију на POINT-у са Veton Surroiн (ИВ)