Analisti politik Artan Alija e ka vlerësuar si zgjedhje të mirë ndryshimin e qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e presidentit.
Alija ka thënë se vendimi i LDK-së për të hequr dorë nga kërkesa për postin e presidentit dhe për të qëndruar në opozitë ishte e papritur, por sipas tij, ishte zgjedhja më e duhur në rrethanat aktuale.
“Ishte i papritur ky qëndrim i LDK-së. Kjo ka qenë zgjedhja më e mirë që ka mundur ta bëjë LDK-ja në këtë çast, kur është parë që oferta e Kurtit për ta është e pamjaftueshme dhe kur është parë që nuk ka mundësi të ndërmerret diçka tjetër”, ka thënë Alija në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka theksuar se presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale dhe jo çështje për të cilën partitë politike të negociojnë vetëm në funksion të interesave të tyre.
“Gjithmonë kam thënë se presidenti duhet të jetë figurë konsensuale. Nuk duhet të diskutohet mes partive. Nëse eventualisht do të arrihej marrëveshje për president konsensual, atëherë jemi në rregull”, u shpreh ai.
такође
Косово је замољено да размисли након нове америчке подршке
Megjithatë, Alija ka ngritur pikëpyetje nëse gatishmëria e partive për një president konsensual është e sinqertë apo mund të jetë pjesë e një strategjie për të zhbllokuar fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Pikëpyetja e madhe është nëse kjo është e sinqertë nga të gjitha palët dhe nëse është ndoshta lëvizje strategjike që të themelohet Kuvendi e Qeveria dhe pastaj eventualisht të shihet nëse ka mundësi të arrihet marrëveshje për president konsensual”, shtoi Alija.
Sipas tij, partitë politike kanë pasur mundësi edhe më herët që të zgjedhin një president konsensual, por nuk kanë arritur marrëveshje pasi secila ka kërkuar që posti t’i takojë asaj.
“Kemi pasur mundësi që zgjedhim president konsensual në shkurt e mars, por partitë e donin për veti. Dua të shpresoj që do të ketë lëvizje të sinqertë nga partitë dhe të ulen të bisedojnë”, deklaroi ai.
такође
Хаџију позива лидере странке на састанак
Alija shprehu dyshime edhe për mundësinë që VV-ja dhe LDK-ja, pa mbështetjen e partive të tjera, të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
“Nuk jam i sigurt nëse VV-ja dhe LDK-ja do të kenë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur një president konsensual. PDK-ja e Aleanca kanë shprehur refuzim”, ka deklaruar Alija.