Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj J.P. dhe një personi juridik për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.
Sipas aktakuzës, më 19 Janar 2024, i pandehuri J.P., në cilësinë e drejtorit dhe personit përgjegjës të kompanisë ‘’M… P.. ‘’ SH.P.K., duke vepruar në emër dhe në interes të kësaj shoqërie, gjatë paraqitjes së ofertës në aktivitetin e prokurimit me titull ‘’Furnizim me material shpenzues medicinal nga Lista Esenciale’’ të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, dyshohet se ka paraqitur dokumentacion të rremë.
Sipas prokurorisë, grupi i operatorëve ekonomikë kishte paraqitur oferta për Lotin 1, në vlerë prej 344.955.77 eurosh dhe për Lotin 3, në vlerë prej 169.012.36 eurosh.
“Sipas aktakuzës, në dokumentacionin e ofertës ishte përfshirë çertifikata ISO 13485:20216, me numër 47014, e lëshuar nga autoriteti çertifikues ‘’NQA’’ për prodhuesin ‘’Forlong Medical Co., Ltd’’ nga Kina. Çertifikata ishte paraqitur si dëshmi për përmbushjen e kërkesës nr.2 të dosjes së tenderit, që lidhet me kapacitetet teknike dhe profesionale”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.
Megjithatë, sipas aktakuzës, certifikata në fjalë kishte skaduar dhe ishte anuluar në tetor të vitit 2022. Po ashtu dyshohet se afati i vlefshmërisë në dokumentin e paraqitur ishte ndryshuar nga data 18.10.2022 në datën 18.10.2024.
Сипас Прокурорисе, пермес паракитјес се кетиј документи, дисхохет се и пандехури ЈП, ка схкелур ме дасхје ррегуллат е прокуримит публик лидхур ме документационин ке десхмон пермбусхјен е критереве те тендерит. Сипас актакузес, келлими и дисхуар исхте вениа не лајтхитје е ауторитетит уговоруес лидхур ме пермбусхјен е керкесаве те тендерит дхе ндикими не влересимин е офертес пер вендимаррјен перер вендимаррјен пер персонит јуридик ''М…..П….'' СХ.ПК
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë, si dhe t’u shqiptojë ndalimin e pjesëmarrjes në procedurat për dhënien e kontratave në prokurim publik.