КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Абдиџику и Ђини се састали са америчким сенаторима, фокусирајући се на односе са САД

абџику реку

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i  Aleancës Ardian Gjini kanë pritur në takime të ndara senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

У једном пошта në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në takim ka theksuar nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në. Ai ka thënë se Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm.

“Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete. Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka shkruar ai.

Ndërkaq Gjini derisa e ka quajtur përmbajtjesor takimin me senatorët ka shkruar se ka theksuar se burim i jostabilitetit në rajon mbetet Serbia me insistimin e saj për zgjerim dhe ndryshim të kufijve.

Prandaj sipas Gjinit, integrimi i Kosovës në NATO, me ndihmën e SHBA-së, është garancia e vetme për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci stabile, jo vetëm për Kosovën.

“Për Aleancën, rreshtimi gjeopolitik me SHBA-të është garancia e vetme për një terren të sigurt investimesh, zhvillim të qëndrueshëm dhe institucione të forta e të pavarura. Nuk mund të ketë ecuri përpara apo stabilitet afatgjatë pa një bashkëpunim të ngushtë dhe besim të ndërsjellë të mëtejshëm me Uashingtonin zyrtar. Kosova është e bekuar me miqtë e saj”, ka shkruar ai.

Edhe Kurti është takuar të hënën me senatorët. Këto takime po mbahen pasi Shaheen dhe Durbin janë duke qëndruar në Kosovë ku fillimisht janë pritur nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka - Pula.