КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

9 ухапшених, преварили Швеђане за криптовалуте путем позива из кол центра

Хапшење - полиција - рација - хапшење

Фото-илустрација

Фото: Дритон Пацхарада

Nëntë persona janë ndaluar për 48 orë për mashtrim përmes qendrave të njohura si “Call Center”. 
Prokuroria ka njoftuar se gjatë aksionit dy të pandehur kanë sulmuar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave, për çka dyshohen se kanë kryer edhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. 

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku të pandehurit duke vepruar si grup, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë vënë në lajthitje të dëmtuarit – shtetasit suedezë - duke i nxitur që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, përmes qendrave të thirrjeve ilegale (Call Center), duke u paraqitur si ofertues të investimeve në kriptovaluata (Bitcoin), ashtu që pas investimit, mjetet e tyre janë transferuar në llogari të tjera të panjohura, me ç’rast të dëmtuarve i’u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Përgjithshëm, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, nëntë (9) persona të dyshuar me inicialet: P.R, A.P, F.Z, D.H, B.E, T.S, D.H, R.H dhe D.M, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.