---
description: 37 vjet më parë rreth 1300 minatorë u ngujuan në minierën e Stantërgut kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Serbisë.   Të premten e 20 shkur
title: "37 vjet nga greva e minatorëve, Osmani: Ata u shndërruan në simbol të guximit"
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/20/0993eb91-e5f3-4115-86ff-445bd21cd27d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# 37 vjet nga greva e minatorëve, Osmani: Ata u shndërruan në simbol të guximit

![minator](https://resources.koha.net/images/2026/February/20/0993eb91-e5f3-4115-86ff-445bd21cd27d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 shkurt 2026 15:34
- Shpërndaje në:

- 20 shkurt 2026 15:34
- Shpërndaje në:

37 vjet më parë rreth 1300 minatorë u ngujuan në minierën e Stantërgut kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Serbisë.   

Të premten e 20 shkurtit 2026 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen.

Osmani ka shtuar se sakrifica e minatorëve atëkohë dridhi themelet e regjimit serb që promovonte diferencim e pabarazi.

“Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën”, ka thënë ajo. 

Më 1989, minatorët e ngujuar në horizontet 850 metra thellë në tokë patën siguruar mbështetje të gjerë në Kosovë. Me ta u patën solidarizuar sindikata ndërkombëtare e edhe ato të disa prej republikave të ish-Jugosllavisë, ndërsa në Beograd ishte protestuar kundër grevës.

[Edhe ![Përkujtohet greva e minatorëve që mobilizoi shqiptarët kundër suprimimit të autonomisë nga Serbia](https://resources.koha.net/images/2025/February/20/e587a303-d35e-43e2-8ebe-b62456d68103.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 shk 2025 Përkujtohet greva e minatorëve që mobilizoi shqiptarët kundër suprimimit të autonomisë nga Serbia](https://www.koha.net/arberi/perkujtohet-greva-e-minatoreve-qe-mobilizoi-shqiptaret-kunder-suprimimit-te-autonomise-nga-serbia)

Pas gjashtë ditësh grevë, 180 minatorë kanë përfunduar në spital. Ndërkaq, pjesa dërmuese e grevistëve kanë lëshuar zgafellet, e rreth 50 të fundit që mbetën në Stantërg janë nxjerrë me forcë dhe janë arrestuar nga njësi të specializuara të Policisë së Serbisë.

Një vit pas grevës do të niste përjashtimi i të gjithë shqiptarëve nga puna bashkë me përjashtimin e nxënësve e studentëve nga shkollat e universitetet. Pushteti i Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve ’90 nëpërmjet represionit serb mbi shqiptarët shkoi deri në nivelin sa më 1998-1999 shpërtheu edhe lufta. E në historinë e Kosovës, greva e minatorëve mbetet një akt unik.

[#Greva e Minatorëve](https://www.koha.net/tag/greva-e-minatoreve) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#autonomi](https://www.koha.net/tag/autonomi) [#TREPCA](https://www.koha.net/tag/trepca)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Dalja n’dritë” me minatorët që shkundën themelet e ish-Jugosllavisë](https://resources.koha.net/images/2026/June/24/db0acabf-2562-4b8d-8c81-8ed0cffaa8f8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 24 qer 2026 “Dalja n’dritë” me minatorët që shkundën themelet e ish-Jugosllavisë](https://www.koha.net/kulture/dalja-ndrite-me-minatoret-qe-shkunden-themelet-e-ish-jugosllavise)
- [![Sindikata alarmon për gjendjen e sigurisë në Trepçë, kërkon investime urgjente nga shteti](https://resources.koha.net/images/2023/November/01/Greva-Minatoret-e-Trepqes-Dita-6-Kerkesa-Egzekutimi-i-Pagave-Doreheqja-e-Kryshefit-te-Kompanise-Stan-Terg-Mitrovice-29-10-2023-dp-281698835259.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 tet 2026 Sindikata alarmon për gjendjen e sigurisë në Trepçë, kërkon investime urgjente nga shteti](https://www.koha.net/arberi/sindikata-alarmon-per-gjendjen-e-sigurise-ne-trepce-kerkon-investime-urgjente-nga-shteti)
- [![Minatorët e ngujuar dalin nga miniera e Trepçës](https://resources.koha.net/images/2023/November/01/Greva-Minatoret-e-Trepqes-Dita-6-Kerkesa-Egzekutimi-i-Pagave-Doreheqja-e-Kryshefit-te-Kompanise-Stan-Terg-Mitrovice-29-10-2023-dp-301698835267.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 tet 2026 Minatorët e ngujuar dalin nga miniera e Trepçës](https://www.koha.net/arberi/63-minatoret-qe-ishin-ngujuar-dalin-nga-miniera-e-trepces)
- [![63 minatorë u ngujuan në Trepçë, disa dalin përmes daljeve alternative](https://resources.koha.net/images/2023/November/01/Greva-Minatoret-e-Trepqes-Dita-6-Kerkesa-Egzekutimi-i-Pagave-Doreheqja-e-Kryshefit-te-Kompanise-Stan-Terg-Mitrovice-29-10-2023-dp-281698835259.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 63 minatorë u ngujuan në Trepçë, disa dalin përmes daljeve alternative](https://www.koha.net/arberi/mbesin-te-ngujuar-63-minatore-per-shkak-te-defektit-me-energji)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"37 vjet nga greva e minatorëve, Osmani: Ata u shndërruan në simbol të guximit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/37-vjet-nga-greva-e-minatoreve-osmani-ata-u-shnderruan-ne-simbol-te-guximit","datePublished":"2026-02-20T15:34:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":335,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"37 vjet më parë rreth 1300 minatorë u ngujuan në minierën e Stantërgut kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Serbisë.   Të premten e 20 shkur","url":"https://www.koha.net/arberi/37-vjet-nga-greva-e-minatoreve-osmani-ata-u-shnderruan-ne-simbol-te-guximit","keywords":"Greva e Minatorëve, kosova, autonomi, TREPCA","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/20/0993eb91-e5f3-4115-86ff-445bd21cd27d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
