КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

27 повређених у протестима у Тирани, укључујући демонстранте, полицију, новинаре и стране дипломате

Протест

Gjithsej 27 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës të së martës në Tiranë, përfshirë punonjës të policisë, protestues, gazetarë, kalimtarë të rastit dhe një diplomat i huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se shtatë persona vazhdojnë të marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa 20 të tjerë janë larguar nga institucionet shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Sipas saj, në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të mediave dhe katër kalimtarë janë larguar nga ky spital pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Spahiu ka bërë të ditur se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar edhe tetë persona të tjerë, përkatësisht një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues.

“Ministria thekson se kujdesi shëndetësor për çdo person të lënduar ofrohet pa dallim, në përputhje me gjendjen klinike dhe nevojat mjekësore të secilit”, ka deklaruar Spahiu.

Ajo ka theksuar se gjendja e personave të lënduar po monitorohet vazhdimisht, përmes komunikimit me institucionet shëndetësore.

“Situata po ndiqet në vijimësi, përmes komunikimit të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore. Informacioni mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara nga strukturat përkatëse”, ka thënë ajo.

Ministrja ka falënderuar ekipet e urgjencës, mjekët, infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë për angazhimin dhe kujdesin e ofruar ndaj të lënduarve.

Ndryshe, pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë, Policia e Shtetit ka njoftuar pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve policorë, pas publikimit të një videoje ku shfaqet një 19-vjeçar i lënduar teksa shoqërohet nga policia pranë Parlamentit.

Për këtë rast kanë nisur hetimet disiplinore, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, po heton rrethanat e ngjarjes.