Sport

Agjenti: Hysaj ka refuzuar Juven

Agjenti i Elseid Hysajt ka thënë se lojtari ka refuzuar Juventusin verën e shkuar.

Mbrojtësi shqiptar është i lidhur me një kalim te Chelsea sivjet, por Mario Giuffredi, agjenti i tij, ka thënë se Hysaj do të mbesë te Napoli edhe nëse ish-trajneri Maurizio Sarri kalon në Londër.

“Para pushimeve ai ishte i qartë ‘nuk është prioriteti im të largohem nga Napoli’”, ka thënë Giuffredi për “Il Mattino”. “Ai ka klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, që skadon më 5 korrik dhe shumë klube më pyesin se si është në Itali. U them se do ta shohim sërish aty sezonin e ardhshëm edhe pse trillimet nuk kanë të ndalur. Ka lidhje të mirë me Sarrin, por është i lumtur këtu. Një vit më parë më tha të injoroj ofertat nga Juventusi sepse donte ta fitonte Scudetton këtu”.