Sport

Liverpooli zbeh interesimin për Shaqirin

Liverpooli raportohet se ka nisur të kërkojë alternativa tjera për fazën ofensive pasi ka zbehur interesimin për Xherdan Shaqirin e Stoke Cityt.

Për dy javë, “Të Kuqtë” kanë përcjellë reprezentuesin e Zvicrës, me raportimin e fundit që thoshte se Liverpooli e pret përfundimin e Botërorit për ta transferuar Shaqirin.

Sipas “SkySports”, tani Liverpooli ka zbehur interesimin dhe dëshiron lojtar tjetër para mbylljes së afatit kalimtar.

Liverpooli dështoi edhe në transferimin e Nabil Fekirit nga Lyoni.