Sport

Arbitri Vula si lojtar kishte probleme me arbitrat

Descriptive Text

Kreshnik Vula sot vlerësohet ndër arbitrat më të mirë në Kosovë. Por si futbollist nuk i duronte dot ata.

Kishte probleme gati në çdo ndeshje, shkruan Koha Ditore.

“Kam qenë i ashpër si lojtar. Kam pasur probleme me arbitrat”, tregon Vula që ka luajtur si qendërmbrojtës për Gjakovën, Vëllaznimin, Flamurtarin e Prishtinës dhe Besën e Pejës.

Vula 41-vjeçar zejen si arbitër e nisi rastësisht.

Por, qysh në edicionin e tij të parë në Superligë (2010\2011) u shpall arbitri më i mirë në Kosovë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)