Më 6 korrik zgjedhet pasardhësi i Vokrrit në FFK

Më 6 korrik zgjedhet pasardhësi i Vokrrit në FFK

16 qershor 2018 15:01

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se më gjashtë korrik do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetarin e ri saj që do të jetë pasardhës i Fadil Vokrrit që vdiq një javë më parë.

“Komiteti Ekzekutiv duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbrazëtirë institucionale mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme