Sport

Boatengu dëshiron largimin

Jerome Boateng ka vendosur të largohet nga Bayern Munih, transmeton KTV.

Sipas mediave gjermane, Boateng ka bërë të ditur se nuk dëshiron të vazhdojë sezonin e ri me “bavarezët”.

Interesim për mbrojtësin gjerman kanë shprehur Juventusi dhe Manchester City.

29-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021.