Griezmann konfirmon të ardhmen e tij

Griezmann konfirmon të ardhmen e tij

14 qershor 2018 21:58

Pas disa muajsh spekulimesh Antoine Griezmann ka vendosur se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën e tij.

Ai ishte ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës për sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Në një dokumentar ai ka konfirmuar se ka vendosur që të qëndrojë te klubi madrilen, transmeton Koha.net.

“Kam vendosur të qëndroj”, thotë Griezmann në fund të këtij dokumentari, raporton AS.

Francezi kishte thënë se të ardhmen e tij do ta tregonte para se të fillonte Kampionati Botëror. Madje edhe trajneri francez Didier Deshcamps donte që ai ta zbulonte të ardhmen e tij në mënyrë që të ishte i fokusuar për ndeshjet e Botërorit.

Ai ishte i lidhur më parë edhe me një kalim te Manchester Unitedi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme