Gjiganti italian pas Golovinit, lojtari thotë se është i nderuar për interesimin Foto: Reuters

Gjiganti italian pas Golovinit, lojtari thotë se është i nderuar për interesimin

14 qershor 2018 21:18

Ylli rus dhe i CSKA Moskës, Aleksandr Golovin ka konfirmuar se gjiganti italian, Juventus ka shprehur interesim për të dhe kjo e ka nderuar.

Megjithatë, ai ka theksuar se është i fokusuar në Botëror, transmeton Koha.net.

Golovin shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në fitoren prej 5 me 0 të Rusisë ndaj Arabisë Saudite.

“Tani për tani dua të fokusohem në Kupën e Botës dhe Rusisë. Jam i nderuar dhe i kënaqur për interesimin e Juventusit, por dua të kem sukses në këtë Botëror”, është shprehur 22 vjeçari për Sport Italia.

Golovin është lidhur gjithashtu me një kalim te Milani dhe Arsenali.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme