Leverkuseni ofron 30 milionë euro për Strakoshën

Leverkuseni ofron 30 milionë euro për Strakoshën

14 qershor 2018 18:23

Bayer Leverkusen raportohet se ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.

Sipas “Corriere dello Sport”, Lazio mund të pranojë shitjen e Strakoshës dhe me të hyrat të sigurojë shërbimet e Marco Sportiellos së Atalantas ose Rui Patricion.

Strakosha po konsiderohet si zëvendësim i Bernd Lenos, që pritet të kalojë tek Arsenali.

23-vjeçari pati sezon të shkëlqyeshëm në Serie A, duke ndihmuar ekipin të mbyllë sezonin në pozitën e pestë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme