Juve te Crystal Palace gjen pasardhësin e Alex Sandros

Juve te Crystal Palace gjen pasardhësin e Alex Sandros

14 qershor 2018 15:39

Juventusi është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë për shkak të situatës së paqartë rreth mbrojtësit Alex Sandro që nuk dihet nëse do të mbetet te kampioni italian edhe për sezonin e ardhshëm.

Braziliani është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi dhe shkaku i këtyre raportimeve Juventusi ka shprehur interesim për anësorin e Crystal Palacet, Patrick van Aanholt.

Sipas tabloidit “The Sun”, Van Aanholt është në radarin e Juventusit pasi ka shkëlqyer gjatë 18 muajve te klubi londinez gjatë të cilave ka shënuar shtatë gola.

Holandezi ka kontratë trevjeçare, por Juventusi mund ta blejë atë për 9 milionë funte.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme