Sport

Arsenali interesohet për Gotzen

Arsenali është në mesin e tri klubeve të Premier Ligës që kanë shprehur interesim për transferimin e Mario Gotzes nga Borussia Dortmundi.

26-vjeçari ka dështuar të rikthejë formën e dikurshme dhe sipas Sky Sports, londinezët i janë bashkuar Evertonit dhe West Hamit për transferimin e gjermanit që kërkohet edhe nga Marseile e Valencia.

Dortmundi është i hapur për shitjen e tij, por ka kërkuar 22 milionë funte për shërbimet e tij.