Sport

Martiali dëshiron largimin nga Unitedi, thotë agjenti i tij

Descriptive Text

Anthony Martial dëshiron të larohet nga Manchester Unitedi pas tri sezoneve jo aq të mira në Old Trafford.

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij, Philippe Lamboley, i cili thotë se klienti i tij kërkon një klub ku mund të luajë më tepër, transmeton Koha.net.

Në sezonin e tij të parë ai kishte pasur një ndikim të madh në lojën e Unitedit nën menaxhimin e Louis van Gaal kur kishte shënuar 11 gola në 31 paraqitje. Kurse nën menaxhimin e Jose Mourinhos ai u inkuadrua nga bankina në 12 ndeshje nga 30 paraqitje të plota.

“Pasi kemi konsideruar të gjitha mundësitë dhe opsionet, Anthony dëshiron largimin nga Manchester Unitedi. Ka shumë arsye, tani është shumë herët për t’i diskutuar. Që tetë muaj nuk kemi arritur marrëveshje, dhe kur kjo ndodh te një klub i fuqishëm kjo do të thotë se ata nuk duan ta bëjnë lojtar kyç”, është shprehur Lamboley për RMC Sport.