Arsenali siguron shërbimet e mesfushorit uruguaian

Arsenali siguron shërbimet e mesfushorit uruguaian

13 qershor 2018 17:09

Mediat në Itali raportojnë se Arsenali ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Sampdorias, Lucas Torreira.

Gazzetta dello Sport raporton se “Topçinjtë” kanë ofruar 30 milionë euro që është pranuar nga klubi italian, transmeton Koha.net.

Raportohet se vetëm detajet e fundit po realizohen, para se Torriera të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Në garë për të Arsenali ka mposhtur Napolin dhe Dortmundin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme