Sport

Pippo Inzaghi merr drejtimin e Bolognas

Filippo Inzaghi është zyrtarisht trajner i ri i Bolognas, pasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare për të zëvendësuar Roberto Donadonin.

Ish-sulmuesi i njohur u largua nga Venezia pasi humbi në play-offin për kualifikim në Serie B.

Pippo nisi karrierën e trajnerit te Milani, duke punuar fillimisht me të rinjtë e më pas me ekipin e parë.

Inzaghi tani do të ketë rival edhe vëllanë Simonen, që është trajner i Lazios.