Mbrojtësi shqiptar inkuadrohet në ekipin e parë të klubit gjerman

Mbrojtësi shqiptar inkuadrohet në ekipin e parë të klubit gjerman

13 qershor 2018 14:21

Qendërmbrojtësi me prejardhje nga Kosova, Besfort Kolgeci është promovuar në ekipin e parë të klubit Eintracht Braunschweig që bën gara në ligën e tretë gjermane, transmeton Koha.net.

20-vjeçari me promovim në ekipin e parë ka nënshkruar kontratë profesionale që e mban atë në klub deri në vitin 2020.

Kolgeci është pjesë e përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U21 dhe në pesë paraqitje ka realizuar një gol.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme