Sport

Arsenali afër transferimit të portierit Leno

Arsenali raportohet se është pajtuar me Bayer Leverkusenin për transferimin e Bernd Lenos për 22 milionë funte.

Trajneri i londinezëve, Unai Emery që tashmë ka transferuar Stephan Lichtsteinerin nga Juventusi, pritet ta shtojë në skuadër edhe 26-vjeçarin gjerman.

Burime të gazetës gjermane “Bild” kanë thënë se Arsenali gjatë ditëve të ardhshme do të njoftojë për transferimin e portierit nga klubi i Leverkusenit.