Sport

Ronaldo ka probleme me Perezin

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madridi.

Sipas “Marcas” , Ronaldo është i zhgënjyer me presidentin Florentino Perez, për shkak të mosrealizimit të premtimeve.

Ronaldo ka arritur në Rusi me Portugalinë, i nervozuar dhe i shqetësuar për të ardhmen e tij.

Ylli portugez thuhet se ka kërkuar të jetë futbollisti më i paguar në botë në rast të vazhdimit të kontratës me madrilenët.

Por, duket se drejtuesit e klubit “mbretëror” nuk janë duke menduar t’i ofrojnë këto kushte portugezit.

33-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2021.