Sport

Firmino i quan idiote deklaratat e Ramosit

Descriptive Text

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino ka reaguar për deklaratat e Sergio Ramosit.

Ditë më parë Sergio Ramos ishte tallur me lojtarët e Liverpoolit, pasi ishte akuzuar se kishte lënduar Mohamed Salahun, ndërsa një përplasje e tij me portierin e “Të Kuqve”, Loris Karius, sipas mjekëve e kishte dëmtuar portierin, transmeton Koha.net.

Ramos kishte mohuar se ka lënduar Salahun, ndërsa kishte thënë se, “tani ka mbetur vetëm edhe Firmino të thotë se është ftohur për shkak se djersët e mia kanë rënë mbi të”.

Këto komente të Ramosit, Firmino i ka quajtur idiote.

“Preferoj të mos flas për këtë. Është në rregull, Ramos është një kampion, por kjo ishte shumë idiotike nga ana e tij që të flasë ashtu, por është në rregull”, është shprehur sot Firmino në konferencë për shtyp.