Sport

Bayerni cakton çmimin e Lewandowskit

Bayern Munich është i gatshëm që të dëgjojë ofertat për sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Sport Bild raporton se gjiganti bavarez është i gatshëm që ta shesë atë, por për 200 milionë euro, transmeton Koha.net.

Sulmuesi polak ia ka bërë të ditur dëshirën e tij Bayernit se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, pasi dëshiron një sfidë të re.

Megjithatë, raportohet se Bayerni nuk do të dëgjojë për ofertat më poshtë se 200 milionë euro, me Real Madridin dhe Chelsean që deri tani kanë shprehur interesim për të.