Sport

Zdravko Mamiq dënohet me gjashtë vjet burgim për përfitim nga transferimet e futbollistëve

Gjykata kroate ka dënuar me gjashtë vjet burgim ish-shefin ekzekutiv të Dinamo së Zagrebit, Zdravko Mamiqin për fshehje të tatimit dhe përfitim personal nga shitja e lojtarëve kroatë në klubet evropiane. Për të njëjtat akuza janë dënuar edhe dy zyrtarë të Dinamos.

Vëllai i Zdravkos, Zoran Mamiq, ish-trajner i Dinamos, është dënuar me katër vjet e 11 muaj burgim. Damir Vërbanoviq që është zyrtar i lartë në Federatën e Futbollit të Kroacisë, është dënuar me tre vjet burgim.

Milan Pernar, zyrtar i taksave, është dënuar me katër vjet e dy muaj burgim.

Të dënuarit ishin të akuzuar për fshehje të tatimit në vlerë prej 12.2 milionë kuna (1.2 milionë dollarë) dhe kanë vjedhur 116 milionë kuna nga transferimet e lojtarëve.