Sport

Mourinho dëshiron një futbollist të Realit plus para për De Gean

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se ka informuar ish-klubin Real Madrid se dëshiron një lojtar plus para për David De Gean.

“Mbretërit” thuhet se janë të vendosur që me çdo kusht të transferojnë De Gean.

Sipas “Diario Gol”, Mourinho pranon ta shesë 26-vjeçarin, por kërkon që në marrëveshje të përfshihen njëri nga Raphael Varane, Toni Kroos apo Casemiro.

Varane besohet se ka marrëdhënie të mira me Mourinhon, ndërsa Kroos e Casemiro sivjet u dalluan duke shkëlqyer në mesfushën e spanjollëve.