Sport

Arsenali interesohet për anësorin e Sportingut të Lisbonës

Arsenali po i prin garës për transferimin e anësorit të Sportingut të Lisbonës, Gelson Martins.

Martins është në mesin e lojtarëve që janë duke menduar të shkëpusin kontratën me klubin portugez pas sulmit që fansat ua kanë bërë lojtarëve gjatë stërvitjeve në muajin maj.

Rui Patricio dhe Danel Podence kanë njoftuar klubin se do të shkëpusin kontratën dhe sipas Tuttomercatos edhe Martisn është duke menduar të njëjtën gjë.

23-vjeçari që llogaritet të ketë vlerën e 65 milionë eurove – mund të kalojë si lojtar i lirë në rast se shkëput kontratën me klubin.

Martins është pjesë e Portugalisë për Botërorin që do të nisë në Rusi.