Sport

Hitzfeld e vlerëson Xhakën lojtar për Realin dhe Barçën

Descriptive Text

Qershor 2011. Është kohë pas largimit të befasishëm të dy lojtarëve veteranë të Zvicrës, Alex Frei dhe Marco Streller. Zvicra është në Londër para ndeshjes kualifikuese për kampionatin evropian kundër lideres së grupit, Anglisë. Një djalë i ri, vetëm 18 vjeç, po priste rastin dhe syri nuk i trembej.

"Ai ka gjasa të luajë, e kam angazhuar në stërvitje. Për mua nuk ka rëndësi se a është lojtar i ri apo i vjetër, por nëse ai ka potencialin për të vazhduar me ekipin. Unë nuk do ta kisha problem ta hedhja në ujë të ftohtë", pati thënë trajneri i atëhershëm i Zvicrës, Ottmar Hizfeld rreth inkuadrimit të mundshëm të Granit Xhakës kundër Anglisë, transmeton Koha Ditore.

Më 4 qershor 2011, Hitzfeld bëri që fjalët të shndërrohen në vepër. Granit Xhaka u angazhua nga fillimi i ndeshjes para 84.459 mijë shikuesve në "Wembley Stadium".

Hizfeld, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmundin dhe Bayern Muenchenin, është një prej më të merituarve për afrimin e Granit Xhakës në përfaqësuese. Edhe në Dortmund, ai e kishte bërë 17-vjeçarin Lars Ricken lojtar të rregullt, në Bayern ka graduar nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë Bastian Schweinsteigerin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).