Sport

Sokratis ka refuzuar Unitedin për Arsenalin, sipas babait të lojtarit

Descriptive Text

Sokratis Papastathopoulos ka refuzuar shansin e kalimit te Manchester Unitedi, për t’iu bashkuar Arsenalit, sipas babait të mbrojtësit të Borussia Dortmundit.

“Topçinjtë” po e udhëheqin garën për grekun, që së shpejti pritet të kryejë testet mjekësore për të finalizuar kalimin në Londër.

“Ka pasur interesim nga Unitedi, por atij i është dashur të presë deri në korrik për ta. Unitedi ka marrëdh[nie shumë të mirë me Dortmundin, ekipet po bisedonin. Ai megjithatë, zgjodhi Arsenalin. Është i lumtur. Ai është në Angli për momentin dhe gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Charalambos Papastathopoulos, shkruan “The Sun”.

Sokratis pritet të jetë transferimi i parë i Arsenalit nën menaxhimin e Unai Emerys.