Sport

Juventusi futet në garë për Lewandowskin

Robert Lewandowski vazhdon të jetë ndër futbollistët më të kërkuar, sidomos pas lajmit se do të largohet nga Bayern Munihu gjatë verës.

“Corriere dello Sport” se Juventusi është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për të transferuar sulmuesin polak.

29 vjeçari, shihet si zëvendësues i Higuainit, i cili mund të largohet nga Juventusi, pasi sipas mediave në Itali, argjentinasi nuk bënë pjesë më në planet e trajnerit, Allegri.

Për Lewandowskin, interesimin më të madh deri me tani e kanë shprehur Real Madridi në Spanjë dhe Manchester City në Angli.

Lewandowski kaloi formë të lartë në Bundesligë në sezonin e fundit ku u shpall shënuesi më i mirë me 30 gola.