Sport

Wenger: Karriera ime nuk është mbyllur

Pasi është larguar nga Arsenal, e ardhmja e Arsene Wenger, mbetet ende për t’u përcaktuar.

“Është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjem pas 15 ditësh”, ka shpjeguar ish-trajneri i “topçinjve”. “Kam ende dëshirë të jem trajner dhe të merrem me këtë profesion”, tha ai.

“Çfarë do të ndikojë në të ardhmen time? Ajo që do të ndjej në momentin e ofertave”, vazhdoi “profesori” nga Franca. “Më mungon që tani të qenit trajner dhe mendoj se nuk mund të jetoj pa këtë adrenalinë, pa mundësinë për të vendosur një ndeshje futbolli”, tha Wenger.

Më pas Wenger shtoi: “Mendoj se nuk ka ndjesi dhe emocione më të bukura se ajo që të dhuron një ndeshje futbolli. Kjo vjen për tifozët, por edhe për ne trajnerët”.