Sport

Hendbollistet e mbyllin me humbje

Descriptive Text

Ashtu siç pritej, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka humbur thellë ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti.

Kosova të shtunën pasdite në Almere të Holandës para 2400 shikuesve pësoi nga Holanda me shifrat 42:16, shkruan sot “Koha Ditore”. Ardiana Merditaj me gjashtë gola ishte më efikasja te Kosova, ndërsa Mirela Gjikokaj e Albina Rugova i shënuan nga katër gola.

Kështu Kosova i përfundoi kualifikimet në vendin e fundit në grupin e shtatë. I humbi të gjitha gjashtë ndeshjet. Në Evropian u kualifikuan Hungaria e Holanda, ndërsa e treta doli Bjellorusia. Në raundin e parë kualifikues, Kosova kishte dalë e para pas fitoreve ndaj Gjeorgjisë dhe Izraelit.

Kështu për herë të parë u kualifikua në fazën e dytë eliminatore. Por Holanda, Hungaria e Bjellorusia dolën të jenë kundërshtare shumë të forta për Kosovën.