Sport

Maradona thotë se Messi s’ka nevojë t’i dëshmojë asgjë Argjentinës

Diego Maradon beson se Lionel Messi nuk ka asgjë për t’i dëshmuar Argjentinës, me të cilën mund të luajë Botërorin e fundit këtë muaj.

Messi ka qenë në formë të jashtëzakonshme me Barcelonën, megjithatë nuk ka arritur që edhe kombëtaren e tij ta udhëheqë drejt trofeve, transmeton Koha.net.

Më së afërmi ishte ta bënte në Kupën e Botës më 2014 kur Argjentina arriti në finale për t’u mposhtur nga Gjermania me rezultat minimal me golin e Mario Gotzes në vazhdime.

“Do ta këshilloja Messin që të vazhdon të luajë, që të kënaqet me lojën. Ai duhet t’i harrojë kritikat, nëse mund të fitojë Kupën e Botës apo jo. Ai nuk duhet të dëshmojë ndonjë gjë, ai duhet ta shijojë lojën në fushë. Nuk e di se si do të luajë Sampaoli, por i njoh lojtarët dhe e di se ata do të japin gjithçka”, është shprehur Maradona për Omnisport.