Sport

Liverpooli kërkon yllin e Barcelonës

Raportohet se Jurgen Klopp e dëshiron në radhët e veta yllin e ri të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Mundo Derportivo raporton se Liverpooli e dëshiron atë në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Kloppi beson se Dembele ka shpejtësinë dhe aftësinë që ta ndihmojë skuadrën e tij tashmë sulmuese, por është e vështirë ta blejë kartonin e tij pasi do ta shpenzojë në lojtarë të tjerë buxhetin e Liverpoolit.