Sport

Tifozët e Realit e duan Kloppin si zëvendësues të Zidanet

Pas largimit të Zinedine Zidane nga posti i trajnerit të Realit e përditshmja spanjolle AS ka mbajtur një sondazh online me ç’rast ka pyetur tifozët se kë duan për pasardhës të francezit.

Ky sondazh tregon se tifozët e duan në krye të klubit madrilen trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, aktualisht në krye të Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se kush mendoni se duhet të jetë zëvendësuesi i Zidanet, tifozët më së shumti kanë votuar për Kloppin.

Në mbi 85 mijë vota, 40.4 për qind e tifozëve e duan Kloppin që të jetë zëvendësues i francezit, Zidane te Reali. Ai ka marrë mbi 34 mijë vota deri tani.

Pas tij renditet trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino me 34.6 për qind, apo mbi 29 mijë vota.

Image